Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor po mblidhen sot në Tivat për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, shkruan europeanwesternbalkans.com.

Samiti pritet të përqendrohet në ecurinë e negociatave të anëtarësimit, zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, propozimet për integrimin gradual të vendeve kandidate dhe bashkëpunimin rajonal.

Përpara samitit, portali ”European Western Balkans” (EVB) gazetarja Sofija Popović  zhvilloi një intervistë me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me të ardhmen e procesit të zgjerimit, idetë e reja për integrimin gradual dhe gjendjen aktuale të procesit të anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor.

EVB: Samiti BE–Ballkani Perëndimor po mbahet në Tivat në një kohë kur po zhvillohen diskutime intensive për të ardhmen e zgjerimit. Cilat tema, sipas jush, do të jenë kyçe në bisedimet me liderët dhe cili pritet të jetë mesazhi më i rëndësishëm për qytetarët e rajonit?

Marta Kos: Që nga krijimi i qeverisë së re në Hungari, ka një dinamikë të re në procesin e zgjerimit në të gjitha nivelet. Mesazhi më i rëndësishëm që Bashkimi Evropian u dërgon vendeve të Ballkanit Perëndimor është se po ecim përpara dhe gjërat po lëvizin.
Këtë e shohim te Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat po kalojnë qartë në fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit. Ka shumë energji pozitive rreth asaj që po bëhet aktualisht dhe pres që kjo të reflektohet edhe gjatë samitit në Tivat.

EWB: Javët e fundit disa shtete anëtare të BE-së kanë paraqitur propozime të ndryshme për modele të reja integrimi para anëtarësimit të plotë. Si i shihni këto modele? A është i nevojshëm reformimi në këtë drejtim dhe a do të ketë diskutime zyrtare për këtë çështje në të ardhmen e afërt?

Kos: Këto propozime sjellin një dinamikë të re në debat dhe kjo është shumë e mirëpritur. Aktualisht po përdorim një metodologji të ngjashme me atë të përdorur 40 vjet më parë, kur Spanja dhe Portugalia iu bashkuan BE-së.

Ekziston nevoja të shohim se çfarë mund të bëjmë ndryshe për t’iu përgjigjur situatës gjeopolitike, e cila sot është krejtësisht ndryshe nga ajo e proceseve të mëparshme të zgjerimit.

Nuk mund të them ende cili do të jetë rezultati i këtyre diskutimeve, por integrimi gradual është një nga fushat ku mund të shkojmë më thellë.

Nga diskutimet kuptojmë se shtetet anëtare duan të ruajnë parimin e meritës, gjë që është shumë e rëndësishme. Ato theksojnë se duhet të kujdesemi veçanërisht për bazat themelore – sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe pluralizmin mediatik – dhe unë jam plotësisht dakord me këtë.

Bashkimit Evropian.
Grupi është krijuar vetëm në fund të prillit, kështu që procesi është ende në fazat fillestare.
Klauzolat mbrojtëse nuk janë diçka e re dhe do të përcaktohen gjatë procesit të hartimit.

EWB: A mund të flasim më konkretisht për një datë të përfundimit të negociatave?

Kos: Procesi i zgjerimit nuk funksionon me afate fikse, pasi ka shumë faktorë që ndikojnë. Më i rëndësishmi është shpejtësia me të cilën vendet zbatojnë reformat e nevojshme.
Hartimi i traktatit është një hap shumë pozitiv, por nuk përcakton një datë përfundimtare.
Mali i Zi ka ende punë të rëndësishme për të bërë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor. Përpjekjet e tij po japin rezultat dhe ky ritëm duhet të vazhdojë deri në fazën finale.

EWB: Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të rëndësishëm. A prisni që vendi të fillojë mbylljen e kapitujve negociues deri në fund të vitit?
MK:
Shtetet anëtare dhe Komisioni vlerësuan se Shqipëria kishte përmbushur kërkesat e ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit.

Kur një vend përmbush detyrimet e tij, edhe ne në BE duhet të mbajmë anën tonë të marrëveshjes dhe të veprojmë në përputhje me të. Shqipëria u bë vendi i dytë kandidat, pas Malit të Zi, që arriti këtë fazë shumë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit.

Megjithatë, ky nuk është fundi i procesit. Përkundrazi, është fillimi i fazës më të vështirë: mbyllja e kapitujve negociues. Ne nuk punojmë me afate kohore, por me rezultate konkrete.

EWB: Rasti i Maqedonisë së Veriut tregon se mosmarrëveshjet dypalëshe vazhdojnë të pengojnë procesin.

Kos: Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë pjesë thelbësore e integrimit evropian.

Për Maqedonia e Veriut, ne jemi gati të përfundojmë fazën e hapjes së negociatave sapo të zbatohen ndryshimet kushtetuese që vendi ka marrë përsipër.

Po ashtu, është shumë e rëndësishme që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të rindërtojnë besimin e ndërsjellë. Ne mbetemi të gatshëm të lehtësojmë këto diskutime. /rtsh/

Share This