
Shqipëri, parashikimi i motit
Gjatë ditës së sotme (10 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të zhvillohen më tepër gjatë orëve të mesditës përgjatë relieveve malore.
Në zonat malore priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 10 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë. /rtsh/

