
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe raporte të mira fqinjësore gjatë takimeve me Costa
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi.
Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Ka qenë kënaqësi të shoqëroj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X, transmeton GE.
Bashkë me njoftimin, Sorensen publikoi edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës së Costas në Kosovë e Serbi.

