Maqedonci: Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in, kyç për sigurinë e Kosovës

Maqedonci: Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in, kyç për sigurinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh në Lindje, që u zhvillua në kampin e forcave amerikane në Bondsteel.

Maqedoni falënderoi Kolonel Jonathan Lloyd për përkushtimin gjatë mandatit të tij dhe uruan Kolonel Samuel Sargeant për marrjen e detyrës së re.

“Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike”, theksoi ministri.

Ky aktivitet nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

Share This