
Lladrovci: Qytetarët e Drenasit kanë 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”
Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur fushatën zgjedhore me një tubim në vendlindjen e tij, në Gllanasellë, ku prezantoi pjesë të platformës “Për Drenasin Kampion”.
Lladrovci tha se qytetarët e Drenasit “janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mbyllur”, por për vlera, punë dhe rezultate. Ai theksoi se në programin e tij janë të përfshira projekte që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim për komunën.
“Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar ‘Për Drenasin Kampion’”, deklaroi Lladrovci.
Pas Gllanasellës, ai zhvilloi një takim tjetër elektoral në Çikatovën e Vjetër, ku së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 12 tetorit.


