
KUVAJT- Një i vdekur dhe mbi 60 të plagosur pas një sulm iranian ndaj aeroportit ndërkombëtar
Të paktën një person ka humbur jetën dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur pas një sulmi iranian me raketa dhe dronë ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit, raportuan autoritetet kuvajtiane, sipas “LaRrepubblica”
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit, sulmi goditi objekte civile, përfshirë aeroportin dhe disa misione diplomatike. Autoritetet e aviacionit civil njoftuan se Terminali 1 pësoi dëme të rënda, ndërsa fluturimet u devijuan përkohësisht për arsye sigurie.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se dhjetëra persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Viktima e konfirmuar është një shtetas indian.
Sulmi shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajonin e Gjirit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve dhe kundërsulmeve në rajon. /atsh/

