
Edhe një delegim për gjyqtarët tanë në garat evropiane!
UEFA i ka besuar gjyqtarit tonë ndërkombëtar Genc Nuza drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet Gent dhe LNZ Cherkasy, e cila zhvillohet më 30 korrik në KAA Gent Arena, Ghent, me fillim nga ora 20:30, njofton FFK.
Ai do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Ky delegim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

