Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin në rastin KO124/25, në të cilin konstatohet se Kuvendi i Kosovës nuk është ende i konstituuar, për shkak të mungesës së zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Sipas vendimit, deputetët kanë afat jo më vonë se 30 ditë për të përfunduar konstituimin.

“Gjykata përfundimisht ka konstatuar se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 67, si dhe nenet 70 dhe 74 të Kushtetutës, në pajtim me Kreun IV të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit, si dhe nëpërputhje me konstatimet e dhëna në këtë Aktgjykim, janë të obliguar që, dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi, të përmbushin detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.”, thuhet në vendimin e publikuar nga Kushtetuesja.

Rasti u iniciua nga deputetja Time Kadrijaj dhe 10 deputetë të tjerë, të cilët kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të gjithë vendimeve të ngjashme në seancat e mbajtura gjatë muajve prill dhe maj.

Share This