
Djemtë e Kosovës prekin çerekfinalen e BVA U22
Çifti i Kosovës në beach volley, Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, të udhëhequr nga trajneri Fatlum Hajrizi, kanë shënuar edhe një fitore të madhe në Kampionatin Ballkanik U22 që po mbahet në Tetovë.
Kosova 2-0 Moldavia
Seti 1: 21-17
Seti 2: 21-19
Me këtë triumf ndaj Moldavisë, Kosova siguroi vendin në çerekfinale, ku përballja e radhës do të zhvillohet sot në ora 21:00, sërish kundër një ekipi tjetër të Moldavisë.
Fituesi i kësaj ndeshjeje kualifikohet në gjysmëfinale!


