
Kurti: Vazhdojmë rrugëtimin për shtet dhe zhvillim
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Albin Kurti, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Hajvali, ku ka prezantuar, sipas tij, arritjet e mandatit qeverisës dhe ka kërkuar mbështetje për një mandat të ri.
Kurti tha se aktivitetet elektorale kanë vijuar nga Ferizaj drejt Prishtinës, me ndalesë në Hajvali, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të “rrugëtimit për shtet”.
Ai premtoi vazhdimin e programit “SuperPuna”, duke deklaruar se ai do të zgjerohet edhe për gratë në mandatin e ardhshëm, si pjesë e politikave për punësim dhe përfshirje sociale.
Duke folur për gjendjen ekonomike, Kurti u shpreh se qeveria që ai drejton ka marrë pushtetin në vitin 2021 me një deficit buxhetor prej 512 milionë eurosh, ndërsa sipas tij, aktualisht ai është reduktuar në rreth 25 milionë euro.
Ai shtoi gjithashtu se borxhi ndaj operatorëve ekonomikë, që sipas tij ka qenë 141 milionë euro, është ulur në 21 milionë euro gjatë mandatit qeverisës.
Në fjalimin e tij para mbështetësve, Kurti përmendi edhe simbolikën e numrit 116, duke theksuar se kjo përkon me numrin në fletën e votimit, por edhe me 116 ditët nga formimi i qeverisë më 12 shkurt.
“Edhe në fletën e votimit, përsëri e kemi numrin 116. Voto 116, Lëvizjen VETËVENDOSJE! bashkë me partnerët e saj, dhe qitja pikën”, deklaroi Kurti.

