Përshkallëzohet konflikti në Ngushticën e Hormuzit, Irani hakmerret duke sulmuar disa anije pas operacionit të SHBA

Përshkallëzohet konflikti në Ngushticën e Hormuzit, Irani hakmerret duke sulmuar disa anije pas operacionit të SHBA

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që dyshohet se kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të mëparshme amerikane kundër cisternave iraniane të naftës.

Në një deklaratë, Gardat Revolucionare thanë se forcat e tyre detare kanë “shënjestruar tre cisterna që lundronin në një itinerar të paautorizuar në ngushticën e Hormuzit”, si dhe tre anije të tjera që, sipas tyre, ishin të lidhura me Shtetet e Bashkuara.

Teherani paralajmëroi gjithashtu anijet e tjera që të mos tentojnë të kalojnë përmes rrugëve që nuk janë miratuar nga autoritetet iraniane.

Deklarata vjen pas një serie incidentesh në ujërat përreth ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, duke rritur më tej tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. /tch/

Share This