
Barça s’heq dorë nga Alvarez, gati 100 milionë euro
Barcelona ka kaluar nga diskutimet paraprake në hapa konkretë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, duke paraqitur ofertën e parë zyrtare drejt Atletico Madrid.
Sipas ekspertit transferimeve Fabrizio Romano, klubi katalanas ka ofruar një shumë fikse prej 100 milionë eurosh, pa përfshirjen e bonuseve apo lojtarëve në marrëveshje.
Ky zhvillim vjen vetëm pak kohë pas spekulimeve për një mundësi shkëmbimi që mund të përfshinte Ferran Torres, por drejtuesit e Atletico Madrid kanë qenë të qartë në qëndrimin e tyre se preferojnë vetëm ofertë financiare për të shqyrtuar çdo lëvizje të mundshme.
Nga ana tjetër, klubi madrilen raportohet se nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga sulmuesi argjentinas, i cili është pjesë e planeve afatgjata dhe ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2030, duke e bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Sipas burimeve pranë klubit, Atletico Madrid e vlerëson Alvarez si një lojtar kyç dhe vetëm një ofertë shumë më e lartë mund të hapë diskutime serioze për të ardhmen e tij.
Barcelona, ndërkohë, po synon të forcojë repartin ofensiv dhe e sheh sulmuesin argjentinas si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të kësaj verë.
