Faton Peci largohet nga drejtimi i degës së GUXO’s në Mitrovicë, kryetarit të ri i uron suksese në ‘‘konsolidimin e partisë’’

Faton Peci largohet nga drejtimi i degës së GUXO’s në Mitrovicë, kryetarit të ri i uron suksese në ‘‘konsolidimin e partisë’’

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se ai s’do e drejtojë më degën e GUXO’s në Mitrovicë.

Peci, i ka uruar kryetarit të ri të degës së GUXO’s atje, Enis Osmanit, suksese në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.

Postimi:

Falënderim për strukturën e GUXO-s në Mitrovicë

Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë.

Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët.

GUXO, në zgjedhjet e fundit, në garën për asamble, doli e 3-ta.

Partneriteti i shëndoshë me Albin Kurtin dhe VV-në ishte vendimtar për ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë, ku edhe GUXO ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Bashkë do të vazhdojmë.

Kryetarit të ri të degës së GUXO-s në Mitrovicë, Enis Osmani, dhe ekipit të tij i uroj sukses në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.

Share This