
Kurti për takimin me Abdixhikun: Atmosferë konstruktive, ende pa zgjidhje
Gati një orë ka zgjatur takimi i tretë mes kryeministrit Albin Kurti që është lider i Vetëvendosjes, me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Megjithatë edhe ky takim nuk përfundoi me një zgjidhje për emrin e presidentit, por vetë Kurti tha se ai shkoi në atmosferë konstruktive.
“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive,mirëpo kur ka diçka të re do t’iu njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet, mirëpo do t’iu njoftojmë së shpejti”, deklaroi shkurt ai, raporton rtk.

