
Lajmi keq për Barçën, Lewandowski mungon ndaj Atletico Madridit
Barcelona ka marrë një lajm të keq në prag të përballjes me Atletico Madridin.
Katalonasit dhe madrilenët do të ndeshen sonte në duelin kthyese të Kupës së Mbretit.
Sulmuesi Robert Lewandowski, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës, pas një lëndimi serioz në fytyrë.
Klubi katalanas bëri të ditur se gjatë përballjes së fundit në La Liga kundër Villarreal, Lewandowski pësoi një frakturë në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të majtë.
“Testet e kryera diagnostikuan një frakturë kocke në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të majtë. Lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Atletico Madrid”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Stafi mjekësor i Barcelonës nuk ka dhënë një afat rikuperimi, duke theksuar se gjithçka do të varet nga reagimi i lojtarit ndaj trajtimit dhe përparimi i shërimit në ditët në vijim.
Humbja e Lewandowskit e bën sfidën e kthimit në ‘Camp Nou’ ndaj madrilenëve edhe më të vështirë, pas disfatës 4-0 në ndeshjen e parë në ‘Metropolitano’.


