Kurti në Mitrovicën e Veriut

Kurti në Mitrovicën e Veriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron sot në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas raportimeve nga mediat lokale në Mitrovicë, Kurti së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe ministrat Elbert Krasniqi e Xhelal Sveçla, kanë vizituar familjen Haradinaj, në një nga ndërtesat e “Tri Solitereve”, ku njëri nga anëtarët e kësaj familje kishte humbur jetën më 8 prill 2012 nga një shpërthim bombe në apartamentin e tij.

Më pas, kryeministri Kurti mori pjesë edhe në pëurimin e zyrës së re të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, e në të cilin objekt deri para pak kohësh funksiononin struktura paralele serbe.

Share This