
Kurti kërkon të flasë sërish me Abdixhikun, thotë se mund të takohen sot
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi takime të reja me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun për çështjen e Presidentit.
Kurti theksoi edhe sot se përkundër kundërshtive brenda LDK-së, marrëveshja për emrin e Bekim Sejdiut për President, është ende valide.
“Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha ai, raporton GE.
Kurti s’e përjashtoi mundësinë që një takim me Abdixhikun të mbahet dikur më vonë sot, ndërsa konfirmoi se diçka e tillë nuk ndodhi në mëngjes.

