
“Fadil Vokrri” do të bëhet gati për Kombëtaren, FC Prishtina do të zhvendoset në këtë stadium
FC Prishtina do të luajë për një kohë larg stadiumit “Fadil Vokrri”.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar se, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që, ndeshjen me Vushtrrinë ta zhvillojë në kampin nacional në Hajvali, raporton Express.
Ideja është që fusha e stadiumit kryesor të kryeqytetit të ruhet dhe të riparohet për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

“Për shkak të punimeve që do të nisin në stadiumin “Fadil Vokrri” për riparimin e fushës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ndeshja FC Prishtina – FC Vushtrria zhvendoset dhe do të zhvillohet të premten në Kampin Nacional në Hajvali. Vendimi është marrë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës”, njofton klubi .Bardhëkaltër

