
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim, procesi i normalizimit me Serbinë s’ka ecur si duhet
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan, ka folur edhe për stabilitetin e rajonit, shkruan Express.
Ai ka përmendur si një prej çështjeve të rëndësishme dialogun për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kryediplomatit shqiptar, procesi nuk ka shkuar aty ku duhet dhe se Shqipëria i përcjell me vëmendje zhvillimet.
Ai ka thënë se i ndjekin deklaratat dhe retorikën, por Shqipëria s’dëshiron të bëhet pjesë e tyre meqë Shqipëria mund të investojë më mirë në bashkëpunim.
“Kosova është vend demokratik, që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Është vend, sovraniteti i të cilit nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim”, ka thënë Hoxha.


