Konflikti në Lindjen e Mesme, Ursula von der Leyen: Kritike për furnizimin global me energji

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ursula von der Leyen: Kritike për furnizimin global me energji

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar nevojën për një paqe të negociuar për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në vazhdim.

Duke folur gjatë një vizite në Australi, ajo nënvizoi rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike që do të ndalte armiqësitë në Lindjen e Mesme.

“Është me rëndësi të madhe që të arrijmë një zgjidhje të negociuar, e cila t’i japë fund armiqësive që po shohim në Lindjen e Mesme”, tha von der Leyen,

Ajo shtoi se disa vende të BE-së po përgatiten të kontribuojnë në një “mision” për mbrojtjen e Ngushtica e Hormuzit, pasi të përfundojë konflikti.

“Ne të gjithë po i ndiejmë efektet anësore në çmimet e gazit dhe naftës, në bizneset dhe shoqëritë tona”, tha ajo, duke theksuar se kjo rrugë tregtare është “kritike për linjat e furnizimit me energji në të gjithë botën”. /rtsh/

Share This