Karlsson, ‘mbretëresha’ e re e skijimit

Karlsson, ‘mbretëresha’ e re e skijimit

Skijimi ‘cross-country’ ka një ‘mbretëreshë’ të re në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’.

Frida Karlsson fitoi medaljen e saj të dytë të artë në këto Lojëra, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në disiplinën 10 kilometra stil i lirë.

26-vjeçarja suedeze e dominoi garën, duke ndalur kronometrin në kohën 22:49.2 dhe duke lënë pas rivalet me diferencë të konsiderueshme.

Ky është triumfi i dytë për Karlsson në Milano-Cortina, pas medaljes së artë të fituar disa ditë më parë në garën 20 km skiatlon.

Medalja e argjendtë i takoi bashkëkombases së saj, Ebba Andersson, e cila përfundoi me kohën 23:35.8, rreth 46 sekonda pas Karlssonit.

Ndërkaq, favoritja e disiplinës, amerikania Jessie Diggins, u rendit e treta me kohën 23:38.9, duke siguruar medaljen e bronztë.

Për 34-vjeçaren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo është medalja e katërt në Lojërat Olimpike Dimërore, duke konfirmuar vazhdimësinë e saj në elitën e këtij sporti.

Share This