Kallas: BE ka filluar gradualisht t’i largojë masat ndaj Kosovës

Kallas: BE ka filluar gradualisht t’i largojë masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas ka folur për të ardhmen e Kosovës në BE dhe stabilitetin në rajon, e cila është e mundshme vetëm përmes dialogut. Ajo ka bërë të ditur, mes tjerash se BE ka filluar gradualisht t’i heq masat ndaj Kosovës, të cilat janë vënë më 2023.

“Normalizimi marrëdhënieve duhet të jetë rruga e vetme për një të ardhme më të sigurt e prosperuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu e jo nga konfrontimi”, tha përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

Ajo më tej tha se BE ka filluar gradualisht që t’i largojë masat që janë prezantuar në qershor të viti 2023 dhe tani do të jenë mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës.

“Si shenjë e përkushtimit tonë mund t’ju njoftoj se BE ka filluar gradualisht që t’i largojë masat që janë prezantuar në qershor të viti 2023 dhe tani do të jenë mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës. Që Kosova të zhvillojë lidhjet me BE-në, kjo varet nga de-eskalimi i situatës në veri të vendit”, tha Kallas, raporton rtk.

Share This