
Juve në garë për Edon Zhegrovën, Marseille me avantazh
Klubi i madh italian, Juventusi ka shfaqur interesim për yllin kosovar Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan te Lille.
Sipas Fabrizio Romano, bardhezinjtë kanë kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi lojtarin si opsion për javët e fundit të merkatos.
Megjithatë, avantazhin e mban Olympique Marseille, që po zhvillon bisedime të avancuara, duke e cilësuar Zhegrovën objektivin kryesor të tyre.
24-vjeçari, i njohur për shpejtësinë dhe driblimin, ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1 dhe pritet të ketë zhvillime të reja për të ardhmen e tij brenda javës së ardhshme.
Një hap i madh mund të jetë afër për karrierën e talentit kosovar. /Rekordi.net


