
Irani raporton arrestime të udhëheqësve të dyshuar të protestave
Forcat iraniane të sigurisë kanë njoftuar arrestimin e udhëheqësve të dyshuar të protestave në provincën perëndimore Chaharmahal dhe Bakhtiari, raportoi sot media shtetërore.
Disa figura kyçe, përgjegjëse për pasigurinë në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari u arrestuan nga krahu i shërbimeve sekrete të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Provinca përjetoi disa nga përplasjet më të ashpra midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve antiqeveritarë, në fillim të protestave mbarëkombëtare në fund të dhjetorit.
Pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve, në qytetin Lordegan shpërthyen trazira të rënda, duke rezultuar në vdekje të shumta.
Chaharmahal dhe Bakhtiari, është një rajon ekonomikisht i pazhvilluar, ku mosbesimi ndaj shtetit është i lartë.
Përgjigja e ashpër e forcave të sigurisë kontribuoi në përshkallëzimin e shpejtë të protestave. /atsh/


