
Hoxha sot viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu dhe Kurti
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e institucioneve.
Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim ministrin Hoxha.
“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”, thuhet në njoftim, raporton rtk.
Po ashtu, në kuadër të agjendës zyrtare, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të presë gjithashtu në takim ministrin Hoxha.
Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në ora 12:00, e pret në takim edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca.

