
Historike, Super Kosova mposht Slloveninë, siguron play-off-in e Botërorit
Kombëtarja e Kosovës ka bërë historinë.
Dardanët mposhtën Slloveninë midis Lubljanës, me rezultat 2-0, në ndeshjen vendimtare në garën për fazën e play-off-it.
Një gol i Fisnik Asllanit dhe një autogol i sllovenëve dërguan Kosovën në play-offin e Botërorit, që është arritja më e madhe në historinë e kombëtares sonë. /rekordi.net


