Haxhiu garanton vazhdimësi institucionale për shqiptarët e Luginës

Haxhiu garanton vazhdimësi institucionale për shqiptarët e Luginës

Kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh UD.Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim një delegacion nga Lugina e Preshevës, të cilëve u ka premtuar mbështetje institucionale për realizimin e plotë të drejtave të shqiptarëve në tri komunat e këtij rajoni.

Në takim, Haxhiu ka mirëpritur deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion nga Lugina.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve për Luginën në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën dhe institucionet, si dhe përkrahjen për studentët dhe specializantët.

“Diskutuam gjithashtu thellimin e bashkëpunimit dhe rolin e Kuvendit në adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë. Çështje si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe pengimi i fondeve vazhdojnë të mbeten shqetësime serioze”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Në fund, u theksua se dy palët u dakorduan që të vazhdojë angazhimi institucional i Kosovës për të adresuar këto sfida dhe për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Share This