Halil Kastrati bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kundër Gjykatës Speciale

Halil Kastrati bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kundër Gjykatës Speciale

Humanisti Halil Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën paqësore të thirrur për nesër, më 7 gusht, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në ora 17:00, te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, të bashkohemi me dinjitet për t’i dalë zot gjakut të dëshmorëve dhe sakrificës për liri”, ka shkruar Kastrati në një postim në rrjetet sociale.

Ai thekson se “kur padrejtësia bëhet ligj, protesta bëhet detyrë”, duke ftuar qytetarët që të jenë të bashkuar për drejtësi dhe të vërtetën për UÇK-në.

Share This