
ZMNV trajtoi 67 raste gjatë javës së fundit, shumica dhunë në familje
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) njofton se gjatë javës së fundit në nivel të Republikës së Kosovës janë trajtuar gjithsej 67 raste të reja, ku shumica e tyre kanë të bëjnë me dhunën në familje.
Sipas të dhënave zyrtare, 51 raste ishin të natyrës së dhunës në familje, duke e bërë këtë kategori më të përfaqësuar dhe më shqetësuese në punën e mbrojtësve të viktimave.
Përveç kësaj, janë trajtuar edhe:
1 rast i grabitjes; 1 rast i kanosjes; 1 rast i tentim-vrasjes; 1 rast i vrasjes
6 raste të bashkëjetesës me persona nën moshën 16 vjeç
2 raste të krimeve të luftës; 1 rast i tentim-dhunimit
3 raste për shkelje të urdhrave për mbrojtje (KUM)
Gjatë periudhës së njëjtë, në gjykatë janë parashtruar:
6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM)
14 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME)
3 kërkesa për vazhdim të UM, 5 kërkesa për ndërprerje të UM, 2 kërkesa për ndryshim të UM
ZMNV ka qenë aktive në procedurat ligjore me:
85 seanca gjyqësore, 6 seanca në prokurori
81 këshilla juridike, 15 aktgjykime dënuese
2 aktgjykime refuzuese, 2 aktgjykime liruese
17 aktvendime të aprovuara, 3 aktvendime të tërhequra, 1 aktvendim i refuzuar
Po ashtu, ZMNV ka ofruar përfaqësim në polici për një rast, në strehimore për dy raste, dhe referim në Avokatinë e Ndihmës Juridike Falas (ANJF) për një rast.
Ky raport tregon përkushtimin e ZMNV-së për mbrojtjen e viktimave dhe përparimin e procedurave ligjore në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë për qytetarët.


