Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Përparim Gruda, ka thënë se PDK nuk përjashton asnjë parti për marrëveshje politike, por ka ngritur si “vijë të kuqe” qëndrimin ndaj gazit amerikan.

Në Debat Plus, Gruda ka deklaruar se partia e tij nuk ka vija të kuqe me askënd për marrëveshje, por ka theksuar se dallimet me Lëvizjen Vetëvendosje janë të mëdha në disa çështje.

Ai ka thënë se, sipas tij, refuzimi i gazit amerikan nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përbën një rrezik kombëtar dhe duhet të merret si vijë e kuqe në çdo bashkëpunim të mundshëm qeverisës.

“Nëse bëhet fjalë për një qeveri që e refuzon gazin amerikan, që ka ende tendenca të tilla për ta mbajtur Kosovën të varfër, unë mendoj që është një koalicion i pamundur, por nuk e përjashtoj si negocim”, ka thënë Gruda.

Gruda ka shtuar se ky qëndrim, sipas tij, nuk është vetëm çështje ekonomike, por lidhet drejtpërdrejt me orientimin strategjik të Kosovës.

Share This