
“Shteti i ri – burrë shteti modern”, nesër promovohet libri kushtuar Hashim Thaçit
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nesër, në ora 18:00, në sheshin e qytetit do të mbahet promovimi i librit “Shteti i ri – burrë shteti modern”, kushtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Libri është shkruar nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger, ndërsa promovimi është i hapur për të gjithë të interesuarit, raporton klankosova.
Nga Komuna e Ferizajt kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet.

