Gjyqi ndaj ish-kryeshefit të KEK, dëshmitari: Nuk ka pasur favorizime

Gjyqi ndaj ish-kryeshefit të KEK, dëshmitari: Nuk ka pasur favorizime

Në gjyqin ndaj ish-kryeshefit të Korporata Energjetike e Kosovës, Nagip Krasniqi, dëshmitari Emin Mava deklaroi se në procedurën e prokurimit për rregullimin e kaldajës A5 nuk ka pasur kritere favorizuese dhe nuk është shkaktuar dëm financiar.

“Në atë kohë kam qenë menaxher i departamentit dhe nuk i kam raportuar drejtpërdrejt, bashkëpunimi ka qenë korrekt në bazë të punës së përditshme”, tha Tmava, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.

Ai mohoi çdo presion në lidhje me prokurimin e kaldajës A5, duke deklaruar, shkurt me “Jo”.

Për takimin me kryeshefin dhe Ymer Dragushën, dëshmitari tha se “përpos takimit që kam qenë me Ymer Dragushën unë nuk kam qenë në takime tjera”.

Ai sqaroi edhe diskutimin për mundësinë e vazhdimit të procedurës.

“Sipas procedurës së prokurimit nuk parashihet urdhër. Po flas nga ajo që kam dëgjuar dhe kam qenë në takim që ka ndodhur me kryeshefin dhe Ymer Dragushën. Kryeshefi ka kërkuar që të shikohet mundësia për shkak të afateve që të vazhdohet me procedura për nënshkrim të kontratës edhe pse komisioni ka rekomanduar për anulim. Ymer Dragusha ka thënë unë mund të vazhdoj vetëm nëse kam një kërkesë me shkrim nga ana jote apo urdhër… në atë takim është diskutuar se kryeshefi ka kërkuar se çfarë është ajo kërkesë apo urdhër dhe Ymeri i ka thënë se unë do të ndihmoj me përpilu tekstin e kërkesës, urdhrit”, thaksoi ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për dëm dhe kritere favorizuese, Mava theksoi se nuk ka pasur kritere favorizuese.

“Në aspektin e prokurimit dëm nuk ka, nuk është bërë as një pagesë si dhe nuk është prolonguar afati në punë të bllokut për shkak të këtij operatori”, tha ai, raporton rtk.

Share This