
Gjenerali gjerman: Rusia nuk mund ta fitojë luftën me NATO-n
Rusia nuk duhet të vijë kurrë në përfundimin se mund të fitojë një luftë kundër NATO-s ose kundër ndonjë anëtari të aleancës, paralajmëroi sot inspektori i forcave të armatosura gjermane, gjenerali Carsten Breuer, në një fjalim për ushtarakët më të lartë të vendit në Berlin, sipas “Reuters”
“Ne duhet të shqyrtojmë mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë, t’i përshtatim për ne dhe të zhvillojmë konceptet dhe strukturat tona përkatëse, sepse lufta në Ukrainë është mësuesi ynë”, tha Breuer, duke shtuar se Moska priste një fitore të shpejtë kur pushtoi fqinjën e saj në vitin 2022.
“Ne duhet të parandalojmë që Rusia të bëjë një llogari të gabuar të ngjashme. Rusia nuk duhet kurrë të supozojë se mund të fitojë një luftë kundër NATO-s ose kundër një vendi të vetëm anëtar të NATO-s. /atsh/


