Komuna e Prishtinës garanton strehim afatgjatë për familjet e dëshmorëve

Komuna e Prishtinës garanton strehim afatgjatë për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka nënshkruar  vendimin që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve të Republikës së Kosovës të jepen për shfrytëzim për një periudhë 99-vjeçare.

Në njoftim thuhet se ky vendim është vazhdim i një procesi të nisur vite më parë në Kuvendin Komunal, ku këto banesa ishin ndarë për periudha të kufizuara. Me këtë hap thuhet se , kryeqyteti garanton jo vetëm strehim, por edhe siguri afatgjatë për familjet që kanë sakrifikuar më të shtrenjtën për lirinë tonë.

“Ky nuk është akt favori. Është një vendim institucional që i qëndron drejtësisë dhe kujtesës sonë kolektive. Prishtina u detyrohet familjeve të dëshmorëve jo vetëm nderim moral, por edhe trajtim të dinjitetshëm e të qëndrueshëm,” tha Rama, raporton rtk.

Në këtë vendim përfshihen edhe familjet e heronjve Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, të cilët mbeten simbol i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.

“Mirënjohje e thellë për familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë që sot e jetojmë të gjithë,” theksoi Rama.

Share This