
Futbollistja Lumbardha Misini nënshkruan me klubin zviceran Servette FC Chênois Féminin, ky është urimi i presidentit Ademi
Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Lumbardha Misini, ka nënshkruar me klubin e njohur zviceran Servette FC Chênois Féminin!
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se ky është një hap i madh për karrierën e saj dhe një tjetër dëshmi e cilësisë së futbollisteve tona që tashmë po shkëlqejnë edhe jashtë vendit.
“Federata e Futbollit e Kosovës i uron Lumbardhës shumë suksese në aventurën e re dhe është krenare që një tjetër përfaqësuese e jona do t’i tregojë vlerat e saj në një ligë prestigjioze evropiane. Suksese Lumbardha!”, ka shkruar Ademi në Facebook.


