FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të ushtarakëve

FSK përfundon kursin “Combat Life Saver” për përgatitjen mjekësore të ushtarakëve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar kursin “Combat Life Saver”, i cili ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë, sipas standardeve të NATO-s.

Kursi u zhvillua në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë në kuadër të Komandës së Logjistikës dhe ka për qëllim rritjen e shanseve të mbijetesës së të plagosurve në terren.

Forca e Sigurisë së Kosovës tha se:

“Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor.”

Ky kurs shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së dhe në përmirësimin e gatishmërisë së trupave në situata emergjente në fushëbetejë.

Share This