
“Forbes”: Shqipëria drejt transformimit në një qendër të re të superjahteve në Mesdhe
Kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë? Vendi ballkanik ofron të gjitha pasuritë natyrore të fqinjëve të tij të bukur – madje duke rivalizuar Greqinë dhe Malin e Zi – me ujerat e kristalta dhe bregdetin me diell, sipas një artikulli të botuar në “Forbes”.
Shqipëria, ndodhet në një pozicion të përkryer, për të përfituar nga sezoni i jahteve mesdhetare, megjithatë mbetet ende jashtë radarit të industrisë.
“Shqipëria, vazhdon të jetë ende një destinacion shumë i veçantë”, tha Irini Sarantis, drejtoresha digjitale e IYC, IYC – Kompania Ndërkombëtare e Jahteve (që rezervon rreth 30 javë udhëtime me qira në Shqipëri çdo vit).
Shqipëria, e njohur për ujërat e kristalta dhe vijën e gjatë bregdetare, ka mbetur deri më sot jashtë hartës së industrisë së jahteve luksoze. Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë.
Sipas të dhënave të kompanisë ndërkombëtare të brokerimit IYC, Shqipëria përbën vetëm 0.27% të tregut mesdhetar të çarterit të jahteve, me rreth 30 javë të rezervuara në vit. Arsyeja kryesore, sipas ekspertëve, lidhet me “infrastrukturën e dobët” dhe mungesën e zhvillimeve luksoze.
Strategjia e re detare e Shqipërisë
Vitin e kaluar, autoritetet shqiptare prezantuan një strategji ambicioze për të shndërruar vendin në një qendër të re të superjahteve. Projekti, i mbështetur nga investitorë privatë, parashikon krijimin e një rrjeti marinash të ndërlidhura përgjatë bregdetit shqiptar, duke e bërë vendin një ndalesë tërheqëse gjatë sezonit mesdhetar.
Italiani Luca Dini, një nga dizajnerët më të njohur të jahteve në botë, është ngarkuar me realizimin e këtij projekti. “Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku mund të zhvillosh në shkallë kaq të madhe. Është një fletë e bardhë. Sa veta mund të thonë se kanë ndihmuar në ndërtimin e një vendi?” – u shpreh ai.
Projekte të shumta në bregdet dhe kryeqytet
Dini po punon aktualisht në pesë zhvillime madhore në Shqipëri, përfshirë: Kompleksin marina-resort përgjatë disa kilometrave të vijës bregdetare, me fusha sportive, hapësira për yoga, meditim dhe aktivitete kulturore.
Një rezidencë në Tiranë, e frymëzuar nga Kopshtet e Varura të Babilonisë, e integruar me kodrat e kryeqytetit.
Një ndërtesë multifunksionale në Durrës, e cila do të përfshijë hotel luksoz dhe hapësira komerciale.
Dizajneri thekson se logjistika është çelësi për të “çliruar” potencialin e bregdetit shqiptar.
Dini ka insistuar që projekti të mos imitojë Porto Cervo-n apo Côte d’Azur-in, por të ndërtohet me mendimin për popullsinë vendase:
“Do të ketë hotele me pesë yje, por edhe bujtina me dy yje. Ky është një projekt për të gjithë.”
Resorti do të jetë “i padukshëm” nga deti, me ndërtesa të shpërndara në mënyrë të gjerë, çati të mbuluara me bimësi dhe materiale tradicionale si terrakota e printuar 3D, për të respektuar topografinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.
Investime të tjera dhe perspektiva
Kompania ka zgjedhur çati të mbuluara me bimë që ndjekin kthesat e maleve të Shqipërisë, mbi 75% e vendit është malore – dhe shkrihen në kodrat pas, të cilat janë të mbushura me ullinj dhe bimësi të ndryshme.
Terrakota (e cila do të printohet në 3D) është përfshirë gjithashtu për të nderuar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, por në një mënyrë që shmang konsumimin ose transportimin e materialit vendas për hir të qëndrueshmërisë.
Shumica e projekteve të Dini janë planifikuar të nisin në pak më shumë se pesë vjet.
Pasi kjo të ndodhë, projektuesi është i bindur se Shqipëria do të fitojë njohje të konsiderueshme në hartën e Mesdheut.
“Pronarët vazhdojnë të më pyesin se kur do të jenë gati marinat. Ka shumë kuriozitet për vendin”, tha ai.
“Projekti hap itinerare dhe rrugë të reja, ku Shqipëria mund të kombinohet me Malin e Zi, Kroacinë dhe madje edhe Venedikun. Mundësitë janë emocionuese”, shtoi ai.
Panairi i parë i Detit të Ballkanit u mbajt në Vlorë vitin e kaluar, si ekspozita e vetme e dedikuar për industrinë e jahteve në vend.
Durrës Yachts and Marina, një projekt prej 2.5 miliardë dollarësh i zhvilluar nga kompania Eagle Hills e Abu Dhabit, ka nisur funksionimin pjesërisht që prej marsit 2025.
Dini beson se brenda pesë viteve Shqipëria do të jetë pjesë e itinerareve kryesore të Mesdheut:
“Pronaret e jahteve më pyesin vazhdimisht kur do të jenë gati marinat. Ka shumë kuriozitet për vendin. Shqipëria mund të kombinohet me Malin e Zi, Kroacinë dhe madje edhe Venecian. Mundësitë janë emocionuese.”
/rtsh.al/


