Shqipëri, mot i kthjellët dhe me diell, zonat bregdetare përfshihen nga era

Shqipëri, mot i kthjellët dhe me diell, zonat bregdetare përfshihen nga era

Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së shtunë.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të gjata me diell.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 8 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke mbetur në nivele të ulëta. /rtsh/

Share This