Armando Broja titullar në barazimin kundër Liverpool, Chelsea rigjen fitoren

Armando Broja titullar në barazimin kundër Liverpool, Chelsea rigjen fitoren

Armando Broja luajti sot 74 minuta në sfidën kundër Liverpool, që u mbyll në barazim, 1-1. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi e ka blinduar tashmë vendin në formacionin e Burnley. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë të një ndeshjeje, ku nuk mundi të linte shenjën e tij.

Pavarësisht kësaj, e rëndësishme për Brojën është që po luan rregullisht me skuadrën e tij në Premier League. Marsi po afron dhe Shqipëria ka nevojë ta ketë sulmuesin në formën më të mirë për Play-off-in e Botërorit kundër Polonisë.

Liverpool regjistron kështu barazimin e 4-t radhazi, duke lënë pikë të çmuara. Wirtz kaloi kaloi skuadrën e Slot në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa më parë Szoboszlai kishte humbur një penallti. Edwards barazoi shifrat në minutën e 65-të dhe gjithçka përfundoi me rezultatin 1-1. “The Reds” rrezikojnë shumë tashmë të humbasin edhe vendin e 4-t.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Chelsea mundi 2-0 Brentford, me gola të Joao Pedro dhe Palmer me penallti. Londinezët rigjejnë fitoren pas disa javësh dhe ngjiten në kuotën e 34 pikëve, duke mbajur vendin e 5-të.

Sunderland i Granit Xhakës ka mundur 2-1 Crystal Palace, ndërsa derbi i Londrës, Tottenham-West Ham, u mbyll 1-2.

Share This