Tradhtar lind nuk bëhesh!

Tradhtar lind nuk bëhesh!

Deklaratat e fundit të Blerim Xhemailit pas zgjedhjes së Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën, janë fyerje për të gjithë ata që e kanë ndjerë dhe e kanë zgjedhur vendin e tyre me zemër. Xhemaili, i cili dikur vetë ia ktheu shpinën Kosovës dhe Shqipërisë për Zvicrën, sot flet për “humbje” dhe vendim jo të duhur të lojtarit.

Ish futbollisti Blerim Xhemajli që e refuzoi Shqipërinë para shumë viteve, i ka kërkuar Federatës Zvicerane të punësojë ish futbollistët shqiptarë për t’i bindur lojtarët të mos e zgjedhin Kosovën ose Shqipërinë.

“Federata duhet të përdorë ish lojtarë që kemi në të njëjtën situatë dhe kemi zgjedhur Zvicrën. Shpesh këta janë lojtarë që nuk do të kishin shumë hapësirë te Zvicra ose përballen me konkurrencë të madhe. Ose, është edhe çështje zemre, të dyja janë mundësi. Unë nëse nuk do të kisha luajtur për Zvicrën nuk e di nëse do ta kisha të njëjtën karrierë”, tha ai për RSI, raporton gazetari Arlind Sadiku.

Xhemajli mbahet mend për mënyrën si e refuzoi Shqipërinë, e që shpesh persona të afërt më të fajësuan Federatën Shqiptare, duke i akuzuar se kërkuan para.

Tërë kjo deklaratë erdhi pasi Leon Avdullahu e refuzoi Zvicrën, për të përfaqësuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Ndërkohë, së shpejti të Kosova mund ta shohim edhe futbollistin tjetër të Hoffenheimit, Albian Hajdari, i cili gjithashtu aktualisht mbron ngjyrat helvetike, por nuk ka bërë ndonjë paraqitje zyrtare, ishte ftuar vetëm për miqësore në ekipin A.

Share This