Enrique pas triumfit: Jam shumë krenar, ky trofe ka vlerë të veçantë

Enrique pas triumfit: Jam shumë krenar, ky trofe ka vlerë të veçantë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, nuk e fshehu emocionin pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke e cilësuar suksesin e këtij viti edhe më të veçantë se ai i sezonit të kaluar.

PSG mundi Arsenalin, me rezultat 4-3 pas penalltive në finalen e madhe të elitës së futbollit evropian.

Tekniku spanjoll u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për arritjen e skuadrës së tij, duke theksuar se përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë.

“Jam shumë krenar, jam pa fjalë! Ky trofe është edhe më i rëndësishëm se vitin e kaluar, sepse kundërshtari ishte shumë i fortë”, deklaroi Luis Enrique pas ndeshjes.

PSG-ja arriti të mbrojë titullin evropian pas një finaleje dramatike ndaj Arsenalit, duke konfirmuar edhe një herë dominimin e saj në futbollin evropian.

Fitorja i siguroi klubit francez një tjetër kapitull të artë në histori, ndërsa Luis Enrique vazhdon të shkruajë sukses pas suksesi në stolin e parisienëve.

Share This