Rriten tensionet mes dy vendeve, SHBA ndalon importin e disa mallrave kanadeze

Rriten tensionet mes dy vendeve, SHBA ndalon importin e disa mallrave kanadeze

SHBA-ja ka vendosur kufizime të reja ndaj një sërë produktesh kanadeze, duke përfshirë pije alkoolike, produkte qumështi, birrë dhe motoçikleta. Masat e reja, të njoftuara nga Presidenti Donald Trump, pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator.

Shtëpia e Bardhë e justifikoi vendimin me pretendimin se Kanadaja po diskriminon bizneset amerikane duke kufizuar produktet e SHBA-së, ndërsa lejon mallra të ngjashme nga vende të tjera.

Përveç ndalimeve, SHBA-ja ka rritur tarifat për disa produkte të tjera kanadeze, përfshirë djathin, letrën, mobiljet, disa metale, varkat me motor dhe karrocat e golfit.

Kanadaja është kundërpërgjigjur me tarifa ndaj mallrave amerikane, ndërsa kryeministri Mark Carney paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit tregtar do të ketë pasoja ekonomike për të dyja vendet.

Tensionet mes dy vendeve kanë zgjatur prej muajsh dhe negociatat për një marrëveshje të re tregtare mbeten të bllokuara. Bizneset paralajmërojnë se tarifat mund të sjellin rritje çmimesh dhe rënie të konsumit në të dyja anët e kufirit. /rtsh/

Share This