
Championsi vazhdon sonte me disa superduele
Liverpooli dhe Atletico Madridi do të përballen sonte në stadiumin “Anfield”, në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. Takimi pritet të jetë një nga përballjet më interesante të mbrëmjes dhe do të nisë në ora 21:00.
Liverpooli do ta nisë aventurën evropiane para tifozëve të tij, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen hapëse të garës më prestigjioze për klube në Evropë. Përballë do të ketë Atletico Madridin, skuadër e njohur për organizimin taktik dhe përvojën e saj në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja Liverpool – Atletico Madrid do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, duke nisur nga ora 21:00. Pas përfundimit të takimeve, në program do të jenë edhe momentet kryesore nga përballjet e tjera të mbrëmjes.
Në të njëjtën orë, në Itali, Napoli do ta presë Arsenalin në një tjetër duel që premton spektakël. Skuadra angleze synon ta nisë me rezultat pozitiv fushatën evropiane, ndërsa Napoli do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e faktorit fushë për të marrë pikët e para.
Ndërsa, nga ora 18:45, do të zhvillohen dy ndeshje. Barcelona do të përballet me Feyenoordin, ndërsa Stuttgarti do të jetë nikoqir i Vikingut.
Barcelona hyn në këtë përballje me ambicie të mëdha për një start të fuqishëm në Ligën e Kampionëve. Në qendër të vëmendjes do të jetë edhe Lamine Yamal, i cili është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit për numrin më të madh të golave në Champions League nga një futbollist para se të mbushë 20 vjeç.
Programi i mbrëmjes kompletohet me dy ndeshje të tjera që nisin në ora 21:00: Paris Saint-Germain – Slovan Bratislava dhe Sporting CP – Galatasaray.
Orari i plotë
18:45
Barcelona – Feyenoord
Stuttgart – Viking
21:00
Liverpool – Atlético Madrid
Napoli – Arsenal
Paris Saint-Germain – Slovan Bratislava
Sporting CP – Galatasaray

