
Hamza nga Shtimja: Zgjedhjet janë për mirëqenien e qytetarëve, jo për drama politike
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim me qytetarët në Shtime.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Hamza tha se zgjedhjet e ardhshme duhet të fokusohen te nevojat reale të qytetarëve dhe jo te përplasjet politike.
Sipas tij, qytetarët janë të interesuar për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme, si kostoja e jetesës, pagesa e faturave, mirëqenia e familjeve, si dhe kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit.
Hamza vlerësoi se vendi po përballet me sfida të shumta ekonomike dhe sociale, duke i cilësuar ato si pasojë e, sipas tij, gjashtë viteve të qeverisjes së karakterizuar nga arroganca, konfliktet politike dhe mungesa e rezultateve konkrete për qytetarët.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin një qasje që, sipas tij, vendos në qendër zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
