
Eliza Hoxha reagon pas sjelljes agresive të Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: “Çfarë niveli! Çfarë tmerri!
Anëtarja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, u pa duke pasur një sjellje agresive ndaj gazetarëve.
Në një postim publik, Hoxha e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe fyerje për qytetarët e Kosovës.
“Çfarë niveli! Çfarë tmerri! Çfarë fyerje për popullin e Kosovës që profile të tilla të jenë imazhi dhe përfaqësimi institucional”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj vjen në kohën kur sjellja e zyrtarëve publikë ndaj mediave po kritikohet gjithnjë e më shumë nga shoqëria civile dhe komuniteti i gazetarëve.


