
Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.73€, benzina 1.52€
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.73 euro për litër, mjë cent më shtrenjtë se ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.52 euro për litër, ashtu si një ditë më parë.
Ndërsa çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër, po ashtu si ishte një ditë më parë.

