Edhe Christopher Hill dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit

Edhe Christopher Hill dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit

Është konfirmuar edhe zyrtarisht dëshmia pro Hashim Thaçit e ish-gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark.

Radio Dukagjini ndërkohë ka mësuar se dëshmitar pro Thaçit në Hagë, po ashtu do të jetë edhe ish-i dërguari special i ShBA-së për Kosovën, Christopher Hill, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt edhe në negociatat për Marrëveshjen e Rambujesë.

Hill ishte angazhuar si pjesë e “Grupit të Kontaktit” për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Diplomati amerikan shërbeu së fundmi si ambasador në Serbi, në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Share This