
E kryer, Viktor Gyokeres është i Arsenalit
Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për transferimin e sulmuesit suedez Viktor Gyokeres, raporton eksperti italian i transferimeve Fabrizio Romano.
Pas negociatave të gjata, palët kanë gjetur kompromisin për shumën 63.5 milionë euro + 10 milionë në bonuse.
Gyokeres, i cili ka shënuar 97 gola në 102 ndeshje me Sportingun, do të udhëtojë së shpejti drejt Londrës për testet mjekësore dhe për të kompletuar kalimin te “Topçinjtë”.
Suedezi i dha përparësi Arsenalit përpara Liverpool dhe Manchester United, me dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Ai do të udhëheqë sulmin e ekipit të Mikel Artetës, që synon titullin e parë në Premier League pas 22 vitesh.


