
Dixon: Fajësia nuk mund të shpallet mbi thashetheme
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, tha se gjykata nuk mund të shpallë fajtor një person, nëse kjo shpallje fajësie “mbështetet mbi prova të patestuara dhe thashetheme”.
Ai përsëriti se ZPS nuk ka asnjë provë që lidh Veselin me krimet e pretenduara.
Dixon tha se të hënën, ZPS bëri një përpjekje të fundit për ta lidhur Veselin me pikat e aktakuzës.
“ZPS-ja kur foli të hënën e përmendi shumë pak zotin Veseli deri në momentin kur nga fundi zoti Holling ju rikthye edhe një herë trillimit të ZPS-së të Ligjeve dhe fakteve për një përpjekje të fundit për të përfshirë zotin Veseli. Ata pretendojnë se në nuk kemi trajtuar themelësinë e akuzave të ZPS-së. Ata pretendojnë se ne nuk e kemi trajtuar themelin e akuzën e ZPS. Kjo është akuzë e rëndë sepse unë trajtova çdo pretendim të tyre për t’iu treguar se ishin të pabaza”, tha Dixon.
Dixon po ashtu tha se argumentet e ZPS-së janë të gabuara.
“As sot e kësaj dite nuk i kam të qartë argumentet e tyre sepse e dimë që janë të gabuara”, tha ai.
Tutje duke folur në mbrojtje të klientit të tij, avokati Kadri Veseli, deklaroi se shumicën e kohës Veseli ka qenë jashtë Kosovës dhe, edhe gjatë periudhave kur ka qëndruar në vend, ka marrë pjesë në shumë pak takime.
Sipas avokatit Dixon, Veseli ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm dhe nuk ka ushtruar komandë në asnjë strukturë inteligjence apo ndaj ndonjë personi tjetër. “Nuk ka komanduar në asnjë strukturë inteligjence dhe nuk ka komanduar askënd në fakt”, u shpreh ai.
Më tej, Dixon theksoi se Veseli nuk ka qenë aktiv në kuadër të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shtuar se as anëtarësia e tij në këtë drejtori nuk është vërtetuar.
Në përfundim, mbrojtja kërkoi nga trupi gjykues që Veseli të shpallet i pafajshëm, duke thënë se nuk ekzistojnë prova që e lidhin atë me krimet e pretenduara në aktakuzë. Avokati kritikoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke thënë se nuk është ofruar asnjë lidhje konkrete mes pretendimeve dhe përgjegjësisë së Veselit, duke e cilësuar këtë si “dembellëk dhe përbuzje ndaj kësaj gjykate që nuk është krijuar për hir të dënimit”. /rtk/


