
Dialogu Kosovë-Serbi, presidenti Vuçiq pret në takim Peter Sorensen
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është takuar këtë të martë (26 gusht) në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Serbi-Kosovë, Peter Sorensen.
Vuçiq dhe Sorensen u takuan për herë të parë më 25 mars në Beograd, kur presidenti serb e njohu Sorensenin me problemet me të cilat përballet populli serb në veri të Kosovës dhe përsëriti se formimi i Unionit të Komunave Serbe, është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve.
Vuçiq dhe Sorensen u takuan gjithashtu më 13 qershor në Pragë, si pjesë e Forumit Global të Sigurisë “GLOBSEC 2025”, ku presidenti serb garantoi përkushtimin e vendit për gjetjen e një zgjidhje kompromisi përmes dialogut dhe përsëriti se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është me rëndësi kyçe për këtë proces. /rtsh/


